SIMON VASA-MAZRREKU [1939-2000]

SIMON VASA-MAZRREKU
[31 Janar 1939-25 korrik 2000]


STAFETA E ARTIT NE FAMILJEN E DON NIKOLL MAZRREKUT


Ndoshta jam ndër ma të hershmit, që në fëmijëni, që e kam njohtë Simon Vasa Mazrrekun, e që asokohe, na, tanë mahalla Kojaj e thirrshim Monçi. Ai ka kenë ma i madh në moshë por binte në sy për pasionin për artin dhe rrokte admirimin tonë.
Kryesisht kishte pasion për muzikën, kitarrën nuk e hiqte nga dora, por ka kenë edhe piktor edhe mjeshtër. Duart i kishte të arta në punimin e drurit, trashigim nga baba i vet Zefi. Mbaj mend se kur kam shkue në Universitet, kam pasë një valixhe drunit që ma kishte punue aq bukur Zef Mazrreku me atë rast fort të vecantë të jetës time. Kurrë nuk e kam harrue atë valixhe druni punue nga marangozi Zef. Ishte një mjeshtër i vertetë e këtë cilësi e zotëroi mrekullisht edhe Simoni. Por Simoni ishte edhe një kitarrist, aq sa bicikleta dhe kitarra nëpër rrugët e Shkodër Loces, ju bane pjesë të qënies së tij pa të cilat nuk mund të përftyrohej as prej vetvetes dhe as prej të tjerëve.
E me vjen mirë që ve re se ata që shkruajnë fjalët ma të mira për Simonin e familjen e tij, janë miqtë e mi të nderuem si Gjosho Vasia, Merita Vuksani e tjerë.
Tek përkujtojmë Simon Vasen- Mazrreku, me të drejtë mund ti themi vajzës së tij piktore në Itali:
Je krenare për babën tand Zafinë, sepse ishte artist së pari me shpirt e krijoj në një kohë marroke që kishte si tipar e arme jo arsyen por dhunën e errësinën.
Simoni e krijoj veten si një artist i vertetë në shumë plane e tash në traditën e familjes e ke rradhën ti. Dukesh që je e sigurtë në udhën tande në telajo e ngjyra, tipar artisti i vërtetë, siguri që ta jep si inspirim edhe rrjedhja prej një familje me tradita tre breza artistësh.
Don Nikoll Mazrreku, axha i Simonit babës tand, me pamfletin e tij ka mbet në histori të albanologjisë si mbrojtësi ma i flaktë i kulturës e traditave shqiptare. Në kushtet kur Shqipëria u pushtua nga fashizmi Don Nikolla me pseudonimin Nik Barcolla botoi librin pamflet me të cilën prifti shqiptar sfidoi opinionin denigrues të akademikëve fashistë ndaj shqiptarëve se gjoja ishte një popull i pazhvilluar.
Vazhdues i shpirtit krijues të Don Nikollës ishte baba jot Simoni, një artist i vertetë në shumë plane e tash ti...
Eshtë koha jote Zafinë!

Kolec Traboini
korrik 2011


ISHTE NJE MJESHTER I MIRE

Nga Aleksander Gargjola

Lexojme shkrime per njerez qe kane bere epoke ne te gjithe fushat e diturise.
Mendoj se, e perseritura e pakritere, sa do e bukur te jete humbe interesin.
Pra, me racional ne pervjetoret duke e lene hapsire viteve jubilare.Te hedhim nje veshtrim tek kjo vegjeli e talentuar, me intuite e fantazi befasuese, qe fèrra 50 vjeçare te ngaterruara neper kembe e penguan te ulet ne bankat e diturisè.
Qe ne mengjez heret me çanten gati muzeale nen sqetull,ai bridhte nga njeri lokal ne tjetri te ndermarries N.T.SH.U.S. Riparonte karrike,tryeza, banka, tavana apo dysheme,vinte ndonje xham. Mbetet i kenaqur si i deklasuar. Nip i te ndjerit Dom Nikoll Mazreku, nuk do te shifesh me sy te miré.
Simon Vasa – Mazrreku lindi ne Shkoder me 31 Janar1939. Qe ne vegjeli rrinte prane babait te tij Zef, marangoz,duke dhene ndihmesen e tij ne punimin e valixheve menyre kjo, per te jetuar. Ai ndoqi babain edhe kur ky i fundit, ish punesuar tè mjeshtrit Daija. Aty mesoj shume gjera te cilat i dhanè spunta per tu perfeksionuar. Kreu te mesmen teknike per punen me dèrrasè.Ushtine e kreu me vonesè. Nje dite befasoj komandantin e rrepartit dhe ushtaret e pranishem, kur pane nje aeroplan dèrrase i leshuar nga kodra, tè fluturonte ashtu armonishèm drejtè njè fushe poshtè.
Dhjetè dite leje, per tu çmallur me familjarèt. Aktivizohesh ne ndèrrmarrje.Luante ne muziken xhaz etj. qè e perdorte shume mire.
Bente pjese ne orkestrèn e klubit te Rinese. Gjithmone i qeshur karakteristike e tija, komunikues dhe i edukuar. Do te punoj nje “xhaz”(bateri) personal me tha nje ditè. Ai do te jete i kompletuar dhe portativ, si nje valixhe. Me spjegoi parimin e cilindrave te bashkuar ne nje te madh qe ishte Grancasa, respektivisht sipas madhesi.
I pari pasoi edhe te tjere qe u banè burim ne permisimin e ekonomise familjare. Martesa i dha tre femije.Njera vajze do te vazhdonte shkollen e mesme “Prenkè Jakova” ne artin figurativ, ndersa djali do te mesonte firsarmonikè nen kujdesin e metodistit Kole Ginaj. Zbuloj lindjen e artit te femijèt dhe arriti ti perfeksjonoj ato.Ato jane ne Itali dhe bejne figure te mirè.
Ambicia per novacion nuk e linte pasiv. Kitarre akustike e dimensionuar me te gjitha detalet. Ai njihte vizatimin teknik dhe pas te skicuarit, fiksonte maketin qe sherbente permanent.Per trupin perdorte dru çami 30 vjeçar,per ansoret kompensato te staxhionuar dhe per tastieren dru pishe. Proçesi behesh sipas ligjeve te fizikes,pra perdoresh uje i ngrohte,tutkall,thumba,morsa.
Kjo perseritesh. Mjaftoj kitarra e pare dhe ate e pesuan disa te tjera gjithnje e ma cilesore. Nje grup pedagogèsh Italian nga Lecce do ta kishin zgjatur interrvisten me mjeshtrin e punimit te kitrres tuj germue hollesira proçeduale.
Kisha porosi te vlerèsoja nje vjoline te mjeshtrit tradicional te punimit te vjolinave, ne rangun e Stradivaris Ricardo Bergonzi Cremona Italia. Kisha me vehte edhe fotografi me instrumentet persa spjegova me lart. Ai mori nje leter smadhuese dhe u shpreh:Mama mia, completamente lavoro a mano. Bravo!I spjegova per kushtet e izolimit, mènyren primitive te ecurisè sé punes, censuren dhe punen private etj. Dhe asgje nuk e ekzagjerova.Vendi i punes ku kalonte diten Mjeshtri i kitarrès se keshtu mendoj ta quaj i ngjiste njè mini punishte te mesjetès qe prania e ndonjè merimange apo bubajke e bènte ma origjinale. Vegla pune te renditura, te trashèguara nga i ati, pothuajse museale, por funksjonale, sikur i thonin: Pusho tashmà, tè pushojme edhe ne. Dhe dite per te pushuar erdhi. Ne lajmerimet mortale lexova:
Simon Vasa (Mazrreku) 25 Korrik 2000.
Nje atako kardiako spontan e nènvlefsuar ne trajtim ja preu jeten. Dhe erdhi dite qe te shkèputesh nga partnerja me e dashtun e tija,puna. Pak vite me pare kishte trasformuar dhomen e punes ne dimensionet bashkohore,dhe permisime me arritje te tjera familjare,qe te cilat nuk pati fat ti gezojè.
Ishte nje Mjeshter i Mire.

Gazeta “Shkodra” 21 Qershor 2001


LIBRI I PERSHTYPJEVE
___________________________
Ka kene pjestar i orkestrave ne rinine time. Figura te tilla jane nder per Shkodren.

Zef Nacaj -Nju Jork, SHBA, 28-04-2006

___________________________


Jam krenare dhe shume mirenjohse babes SIMON !
Per mua kujtimi i tij eshte i gjalle ne cdo çast te jetes teme.
Me shume respekt dhe mirenjohje !

Zafina Vasa -Firenze, Itali, 04-05-2006

__________________________

Pikturat e Simon Vases me kan afascinue pa mase. Ngjyrat dhe tematikat e tij me dergojne nje nji bote plot bukuri, mençuri dhe paqe. Per fat te keq qe nuk kam pas rast per takim...Keto persona kemi nevoje me i pase ne shqiptaret.

Tuna Prekpalaj – Holande , 16-05-2006

___________________________

Simon Vasa mjeshter i perkusionit dhe ekzekutues i instrumentit(drums). Kitarrat akustike me nje intonacion perfekt dhe tingull shume melodioz jane punu nga dora artizanale e mjeshtrit te talentuar SHKODRAN. Me kitarren time, te punuar nga mjeshtri i talentuar Simon Vasa, kam marre pjese ne shume ambjente te gezimeve familjare te qytetit Shkodres. Kam shume respekt per Simonin i cili ka qene nje nder talentet e artizanatit instrumental te qytetit.


Gasper Çuni -Nju Jork, SHBA, 17-05-200

___________________________

“Abra-kadabra” eshte lufte e tera jeta ime -mor Mak (Mark) “sikur te kisha edhe nja10 vjet tjera ti tregoja botes cfare do te thote te jesh shkodran" (flit'te per punimin e kitarrave). Punetor i palodhur me shpirt te madh artistit.
Gjithmone me respekt kujtojme Simon Vasen!

Mark Gera: Torino-Itali, 13-07-2007
___________________________


Punimet e juaja ishin mbrese lense dhe me impresionuan shume.

Kole Ukaj: Fsh. Velezhe-Prizren 05-04-2008

___________________________

Simoni...komshija im i feminise dhe i rinise, i lindun ne te dikurshmen rruga Kojej, nga dy prind te mrekullueshem Bixhe Zojzi e Zef Mazrreku, nga ku mori dashunine per punen e edukimin ma te mire. Gjithmone i pasionuar mbas punes tij piktures dhe muzikes dhe ku dha dhe maksimumin duke punuar pa nderprerje. Nga duart e tija te arta dolen vegla muzikore te nje cilisie shume te larte, piktura shume te bukura qe ai me mjeshtri i bente. Gjithmone do ta kujtoj te buzeqeshur dhe optimist qe fluturonte ne biçiklete ne rruget e Shkodres tij te dashtun, ku u rrit e jetoi me familjen e tij qe Ai e quante "Te shenjte".
Pushofsh ne paqe mik i dashtun e perjete mbetet kujtimi i yt tek te dashtunit e tuej!

Flora Kuqani , Itali agosto 2010

___________________________

Simon Vasa ishte artist ne mendje e ne shpirt. Ai konsideronte te shenjte: "Artin"dhe "Familjen".Si artist,muzikant dhe piktor , ai ushqeu tek femijet e tij ndjenjen me te bukur:"Dashurine per Artin", humanizmin njerezor. Kete trashegimi e shohim sot tek Piktorja Kontemporane ,vajza e tij e dashur Zafina Vasa,qe perfaqesohet me aq sukses ne Artet Figurative ne Europe .
Me mirenjohje te thelle per Simonin,per ato vite qe jetoj prane familjes sone.

Marita Zimmermann Vuksani, Germani 11/09/2010
___________________________


Simoni ishte artist ne cdo veptimtari te jetes se vet, me mjeshteri punonte, pikturonte, orkestronte, edukonte femijet e tij, pra ishte i gjithanshem. Duart e tij nuk rrinin kurre pushim, ishte shume i kushtuar familjes se tij, gjithmone ne pune, gjithmone ne krijim.

Loreta Vuksani Pema, 3 agosto 2010
___________________________

E nderta Zafina.!

Un e pata baben tand shum mik, ai kje teper i ndershem, kje nji artist i vertetè, nuk mund ta mendoj qè Simoni nuk jeton ma.
Tè lutem kurdo qè tè shkojsh nder vorreza,veni dy lule nè kujtimin tim.
Me shum dashuni, Gjosho

Gjosho Vasija, 15 aprile 2011

___________________________

 
[ Per hartimin e ketij memoriali dha kontribut e bije e artistit piktorja ZAFINA VASA ndersa pershtypjet jane lene nga lexuesit ne faqen internetike te Albana Temalit www.albacenter.it. ]