DOM NIKOLL MAZRREKU [1912-1996] & FAMILJA

Dom Nikoll Mazrreku
[ 28.12.1912- 2.5.1996]

DOM NIKOLLE MAZRREKU

Eshte lind në Mazrek më 28.12.1912. Shkollimin fillor e kreu në Kolegjin Saverian. Në vitin 1932 shkon në Romë, për me vazhdue studimet në teologji.
Me 10 shkurt 1939 shugurohet meshtar prej Kardinal F. Biondi. Kthehet ne Shkoder. Shërben në kurjen e ipeshkvnore të Sapës si kancelar. Në vitin 1939 caktohet sekretar i delegacionit Apostolik në Shkodër.
Në vitin 1940 caktohet zv. famullitar në Tiranë, ku zhvillon një veprimtari të gjallë, në kishën e famullisë e në institutin Jezuit. Si fillestar organizon nji rreth "Veprimi Katolik", me të rij. Në Tiranë boton një revistë për mbrojtjen e të drejtave të kombit, si reagim, kunder okupacionit italian.
Në 1941, boton broshurën “Skandali Cordignano” e cila u konsiderue si thirrje për kryengritje kundër pushtimit italian.
Si kundervenie, ne Prill 1942 transformohet ne dioqezin e Sapës, famullitar në Kryezi- Pukë.
Me ardhjen në fuqi të komunizimit, arrestohet ne maj 1946. Dënohet 5 vjet burg.
Si pasojë e hakmarrjes se rregjimit komunist mbi Dom Nikollë Mazrrekun pushkatohet edhe i vëllaj Rrok Mazrreku me datë 25.12.1950 ditën e Krishtlindjeve në Kryezi të Pukës, me akuzë të rreme se gjoja kishte tentu me nxjerrun nga duart e sigurimit një të dënuar me vdekje , Fran Miraken.
Hakmarrje asht ushtrue edhe mbi familjen e Marijes, motres se Dom Nikollës. Dënimin e vuen në burgun e Shkodrës, si edhe ndër kampet e Bedenit e Maliqit. Mbas pesë vitesh dënimi atê nuk e liruen, por e dërguen ndër kampet e internimit në Kurvelesh, Tepelenë e Berat.
Lirohet në 1956. Shkon famullitar, Laç-Vau-Dejës. Në 1956 nga Vau-Dejësi e internojnë edhe 7 vjet të tjera, në Lushnjë. Lirohet në 1966. Në 1967 arrestohet, në fabrikën e tullave në Rrenc (Shkodër) ku ishte punëtor krahu! Dënohet 20 vjet burg në Skrofotinë të Vlonës, në Reps të Mirditës, në Burrel, në Ballsh, përsëri në Burrel e mandej në Zejmen të Lezhës. Lirohet me 17 mars 1987. Mirëpritet përzemersisht, në gjirin familjar të së motres Marije Mazrreku - Gjoka, në shtëpinë e saj edhe strehohet, deri me datë 2 maj 1996 kur ai ndërroj jetë. Gjatë viteve të fundit asht aktivizue në shërbime kishtare dhe deri në fundin e vitit 1996, ka shërbye rregullisht, si famullitar, në Laç-Vau-Denjës.
Ndër veprat më të mira të autorit përmendim poemat “Kangë për Gjergj Kastriotin", “Me flamujtë e Kastriotëve” dhe “Te lisi i thám”ende te pabotuara nga mungesa e sponsorve. Disa janë botuem vitet e fundit nga Hylli i Dritës nën kujdesin e Atë Zef Pllumit. Vepra e tij “Skandali Cordignano” eshte ribotuar shqip ne Amerike nen kujdesin e atdhetarit Prenk Gruda. Gjithashtu jan botue edhe librat “Dukla”, “Sapjana”. Nikollë Mazrreku ka shkrue duke përdorë thuejse gjithmonë pseudonimin Nikë Barcolla.


ME DOM NIKOLLIN KAM NDEJE 5 VJET NE KAMP TE TEPELENES.
ISHTE SUPER TRIM!

Leter nga Gjosho Vasia

Kolec, tè lumtè mendja e zemra qè ndeze edhe njiherè kujtimin e nevojshem per Simonin ( Simon Vasa-Mazrreku).
Un e pata shum mik e shok jetet, tue i mbushè bisedat me dashtuni krejtè vllaznore.
Me Dom Nikollin kam ndejè 5 vjet nè kampin famkeq tè Tepelenes, kèshtu qè gjithherè kam kenè pranè tyne...
Po tè jap nji moment nè Skraparè.( per punime, tè ardhun prej Tepelenes) me 57 burra edhe Dom Nikolli. Nji ditè na vjen Haxhi Lleshi, (minister i mbrendshem, viti 52)e mbasi foli nji orè rrena, pyetè se a ka kush ndonji gja? I dyti u ngrit Dom Nikolli e i thotè, more zotni ne qè kemi mbarue denimin e burgut pse na prutè nè internim?
Ai i pergjigjet:
- Kena frigè se ikni - , e Dom Nikolli ia pret fillè:
- Frigè se ikni? Na duhet me pasè frigè ato qè na ndjekin e jo ata qè ikin"..
Plasi nji gaz i msheftè, por qè dom Nikollit i kushtoj shum ajo tallje.
Ka kenè super trim.
Shum tè fala vajzes Simonit!

Gjosho Vasija


[ Per hartimin e ketij memoriali dha kontribut e bije e artistit piktorja ZAFINA VASA ndersa pershtypjet jane lene nga lexuesit ne faqen internetike te Albana Temalit www.albacenter.it. ]